U vra në një aksion të rrezikshëm, Ardi Veliu kujton nënkomisarin shkodran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është ndalur tek disa ngjarje kriminale, në vetëm dy javët e fundit ku jeta e punonjësve të Policisë tha ai është rrezikuar seriozisht.

“Ngjarja e Elbasanit ku u plagosën dy persona të pafajshëm dhe u rrezikua shumë seriozisht jeta e punonjësve të Policisë së Fushë Krujës dhe Tiranës, pasi persona me precedent kriminal dhe në kundërshtim me ligjin nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit, por reaguan duke plagosur dy punonjës policie në tentativë për t’u larguar, të cilët u prangosën pak minuta më vonë, apo vështirësia dhe rreziku gjatë kapjes së personave që qarkullonin me armë zjarri dhe atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, tha ai.

Duke iu referuar këtyre situatave, Veliu theksoi se “nuk do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie e rreziku”, teksa ftoi qytetaret te denoncojne çdo paligjshmëri.

Kete deklarate kreu i Policise se Shteteti e dha në ceremoninë përkujtimore për 5-vjetorin e rënies në krye të detyrës të nënkomisarit Simon Gjeta, ish-efektiv i Repartit NSH Shkodër.

“Sot jemi këtu për të kujtuar në këtë 5-vjetor të rënies në krye të detyrës, nënkomisarin Simon Gjeta, i cili shërbeu me nder për 17 vite me radhë në Policinë e Shtetit, por fatkeqësisht mbrëmjen e datës 3 tetor 2015, në fshatin Obot i Ri, në përpjekje për të neutralizuar dhe arrestuar një person të armatosur që kishte kryer plagosje me armë zjarri, ky i fundit i mori pabesisht jetën kolegut tonë të paharruar dhe luftoi kundër Policisë deri në orën 7 të mëngjesit të datës 4 tetor, derisa u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat Renea.

Simon Gjeta, në detyrën e komandantit të grupit të FNSH Shkodër, nuk preferoi të komandonte, por udhëhoqi grupin për të bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes, i cili hapi zjarr pabesisht mbi Policinë duke i marrë jetën komandant Gjetës.

Lexo edhe :  Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!Deputetja e PL-së në SHBA

E theksova këtë fakt, se punonjës policie të karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe ndërshmëria në kryerjen e detyrës, pavarësisht kostos së saj, janë dhe do mbeten përjetësisht burim frymëzimi, kurajoje, motivimi për ne dhe për brezat që do të vijnë.

Vetëm dy javët e fundit ka pasur disa ngjarje kriminale, ku jeta e punonjësve të Policisë është rrezikuar seriozisht.

Ngjarja e Elbasanit ku u plagosën dy persona të pafajshëm dhe u rrezikua shumë seriozisht jeta e punonjësve të Policisë së Fushë Krujës dhe Tiranës, pasi persona me precedent kriminal dhe në kundërshtim me ligjin nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit, por reaguan duke plagosur dy punonjës policie në tentativë për t’u larguar, të cilët u prangosën pak minuta më vonë, apo vështirësia dhe rreziku gjatë kapjes së personavsimon gjeta e që qarkullonin me armë zjarri dhe atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithçka thashë më sipër dhe vepra e Simonit që ne sot po kujtojmë tregojnë qartë se sa e vështirë dhe e rrezikshme është puna e Policisë. Megjithatë, në asnjë rast nuk jemi tërhequr dhe nuk do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie e rreziku, sepse e kemi marrë parasysh riskun për jetën, ndaj përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët e ndershëm që të vijojnë të përkrahin dhe mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo paligjshmëri se vetëm bashkërisht do kemi shumë më pak dëshmorë policie dhe qytetarë të dëmtuar dhe shumë më shumë rend e siguri për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Lajme të tjera

Web TV