A do ta lejojë politika drejtësinë e re të bëjë drejtësi? Arben Rakipi jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Prokurori i Përgjithshëm  dhe drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi deklaron se drejtësia e ka vetë në dorë drejtësinë e re të dalë nga reforma. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ai deklaroi:

-A mendoni ju se politika do e lërë të qetë drejtësinë?

-Sjellja e politikës ndaj drejtësisë është e njëjtë. Dikush mund ta bëjë në mënyrë elegante, dikush e bën në mënyrë të dhunshme.

Ajo që më pyet, varet nga drejtësia. U bë vite e vite që sistemi i drejtësisë në Shqipëri pavarësisht influencave të forta që ka pasur dhe mungesës së kushteve për tu vetë-zhvilluar sistemi i drejtësisë ka qenë një sistem shumë larg për ta konsideruar pushtet të pavarur. Pushteti i pavarur ka qenë një deklarim kushtetues jo thelbësor.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri asnjëherë nuk është mbledhur për të qarë realisht hallet e vërteta të sistemit.  Nëse do vazhdojë të jetë kjo gjendje, fati i drejtësisë do varet nga ky moment.

Drejtësia jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, është sistem elitar. Ndikimi që ka për shkak të ligjit duhet të jetë një ndikim i gjithë trupës karshi ambientit, qoftë edhe politik. Nëse nuk reagon, nuk bën gjë, nëse imponohet të heshtë, atëherë fati i drejtësisë do jetë ai që kemi shijuar deri tani. /Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Teksa u përshëndet me një prej tyre, nxënës shkolle i klasës së tetë në Zhitom, (Bardhaj-Drobonik), kreu i qeverisë e pyeti për mësimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV