Mike Pence dhe miza, kur debati politik kthehet në ‘meme’ (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorja Kamala Harris dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence morën pjesë në një debat në ‘USA Today’, të mërkurën, i drejtuar nga moderatorja Susan Page, por një mysafir i katërt, i paftuar iu bashkua për pak kohë grupit. Ndërsa debati ishte afër përfundimit, një mizë qëndroi në kokën e Pence dhe nuk lëvizi vendit për dy minuta.

Kandidatët për zëvendës presidentë ishin në një moment serioz kur miza qëndroi në flokët e bardhë të Pence. Vëmendja e shumicës së shikuesve më pas u kthye te miza. Menjëherë shikuesit në internet filluan me ‘memet’ në lidhje me mizën.

“Jo për faj të Pence, por ajo mizë po bëhet historia e mbrëmjes,” shkroi avokati, Harry Litman.

Autori dhe gazetari Taffy Brodesser-Akner shkroi në Twitter “fluturojnë bukur në një djalë me flokë të bardhë!”

Brenda pak minutash, Biden postoi në ‘Twitter’ një foto të vetën me një vrasëse mizash, ku krahas saj shkroi: “Ofroj 5 dollarë për të ndihmuar këtë fushatë të fluturojë”.

Ai gjithashtu ndryshoi ‘domenin’ e faqes së vet nga ‘iwillvote.com’ në ‘flywillvote.com’ dhe brenda disa minutave çdo gjë në lidhje me mizën u bë ‘virale’./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV