Rakipi: Tre kundërshtarët më të fortë të reformës në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi disa ditë më parë në HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se reforma e  drejtësisë tashmë ka kundërshtarët e  vet të cilët janë grupuar për ta dëmtuar këtë reformë. Por çfarë mendon një nga ekspertët e kësaj reforme, Arben Rakipi? I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  ai deklaroi se janë tre grupe kundërshtarësh  të kësaj reforme.

-Ju thatë që reforma ka kundërshtarë. Kush e kundërshton atë?

-Për mua janë tre grupe kundërshtarësh. Grupi i parë është ai që ka pushtetin, e ndjen jo fort komode që të mos e ketë më. Flas gjithmonë për pushtetin në letër. E dyta janë sistemi brenda vetë. Sistemi brenda vetë ka qenë në masë jo të vogël , ka qenë reagues. Mbase për qeverisjen e gjyqësorit nuk kanë qenë të shprehur, mbase jo kundër, por shumë prej tyre kanë qenë kundër me procesin e vetingut. Grupi i tretë mund të jetë grupi që influencon nga jashtë dhe në një mënyrë ose një tjetër mund të ndikohët nga drejtësia e re. Nuk mund të them biznesmenë se nuk dua të heq shenjën e barazimit ndërmejt biznesmenit dhe atij që ka frikë nga drejtësisa , ishte konceptualisht dhe parimisht e gabuar, por them për të gjithë shkelësit e ligjit të cilët mund të parashikojnë që një sistem drejtësie me tendencë për të shkuar drejt pavarësisë mund të ishte i dëmshëm për interesat e tyre, qofshin këto edhe pasuria. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Vota për kënetën, e çuar dëm”/ Rama: Më 11 maj, të kapim trenin për t’u futur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se vota për Sali Berishën, është një votë e çuar dëm. Në Berat, kreu i qeverisë...

Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje...

“Zgjedhjet përcaktojnë fatin e integrimit”/ Rama: Kemi një mundësi konkrete dhe reale

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 majit përcaktojnë fatin e integrimit. Në Berat, kreu i qeverisë u shpreh se sot Shqipëria ka një...

Rama rikthehet në Greqi, zbulohen datat

Rikthehen takimet e PS-së me diasporën. Më 29 mars, kryeministri Edi Rama bashku me drejtuesin politik për Diasporën, Taulant Balla do të ketë takim...

Si do të zgjidhen deputetët e rinj/ Gara e pabarabartë e 11 majit

Sistemi elektoral shqiptar ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore tre herë që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1992, derisa PS dhe PD votuan...

Lajme të tjera

Web TV