Soreca: Në Shqipëri duhet të përmirësohet dialogu politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka prezantuar në detaje progresraportin e KE-së për Shqipërinë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por sërish ka ende punë për të bërë. Sipas Soreca-s, një nga kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare është përmbushur, konkretisht Reforma Zgjedhore. “Raporti i këtij viti vjen pas vendimit të këshillit për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në mars, dhe komisionit iu dha detyra për monitorim të kushteve e Shqipërisë të para konferencës së parë ndërqeveritare.

Një arritje është bërë tashmë, në një kontekst të vështirë mazhoranca dhe të dyja opozitat ranë dakord që të ecin përpara me reformën zgjedhore, më 5 qershor në Këshillin Politik. Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke përmbushur një kusht për konferencën, megjithatë dialogu politik duhet të përmirësohet. Me zë të fortë e kemi thënë se na vjen keq se ndryshimet e 30 korrikut dhe 5 tetorit u miratuan pa kompromis në Këshillin Politik“,- deklaroi Soreca.

Ambasadori i BE-së shtoi se “më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese, duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare. Megjithatë, dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, ashtu dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis në Këshillin Politik, para votimit. Sistemi i drejtësisë është fusha ku kemi parë ecurinë më të madhe me zbatimin reformës në drejtësi, që ka vijuar në formë të qëndrueshme”, tha ambasadori.

Të fundit

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për...

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Lajme të tjera

Web TV