Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil ka kaluar 150,000 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së vendit, Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë pas SHBA-së dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve pas SHBA-së dhe Indisë.

Vendi gjithashtu kaloi shifrën e pesë milionë infektimeve në fillim të kësaj jave.

Presidenti Jair Bolsonaro është akuzuar nga i gjithë komuniteti atje pasi në mënyrë të përsëritur ka injoruar këshillat e eskpertëve për masat kufizuese.

Deri më tani, Brazili ka deri tani numrin më të lartë të vdekjeve në Amerikën e Jugut ndërsa shteti më i goditur ka qenë São Paulo.

Sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë, 150,198 njerëz në Brazil kanë vdekur nga Covid që nga shpërthimi në muajin mars ndërsa kanë rezultuar pozitivë 5 milionë e 82 mijë e 637 persona.

Në Kolumbi, një tjetër vend i goditur 27,495 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur 894,300 raste të konfirmuara.

Sidoqoftë, numri ditor i rasteve të reja në Brazil ka pësuar një rënie të ndjeshme në verë, kur kishte rreth 1.000 vdekje të reja në ditë për dy muaj.

Trajtimi i pandemisë nga z. Bolsonaro – vendimi i tij për të kundërshtuar masat e bllokimit dhe për t’i dhënë përparësi ekonomisë – ka qenë jashtëzakonisht përçarës.

Ai është kritikuar gjithashtu për deklaratat e tij ndaj Covid-19 duke e quajtur thjesht një “grip të vogël”.

Sidoqoftë, presidenti e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur këtë kritikë, edhe kur ai vetë u infektua me Covid-19, në muajin korrik.

Në gusht, Nënkryetari i Brazilit Hamilton Mourão gjithashtu u pozicionua në krah të qeverisë dhe fajësoi mungesën e disiplinës midis brazilianëve për të kufizuar përhapjen e virusit nëpërmjet masave të distancimit social. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Reforma në drejtësi, me konsensus”, Rama nga Mali i Zi: Unë dhe PS i dhamë jetë SPAK-ut

Pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit, të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një...

Takim ‘i ftohtë’ Rama-Kurti në Mal të Zi, kryeministri nuk lëviz fare

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi. Vëmendjen në margjinat e...

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 69%, për katër muajt...

Chelsea dhe “ringjallja”, Palmer: “Merita e Pochettinos, e duam të gjithë”

Chelsea e ka marrë veten në vitin 2024. Suksesi 1-2 në fushën e Brightonit ishte i katërti radhazi në Premier League. Skuadra e Mauricio...

Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit/ Roza: Këto ditë avash avash po shoh…

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën që lamë pas moderatori Ledion Liço ka përmendur ish-banoren Roza Lati teksa po u komunikonte...

Lajme të tjera

Web TV