Shpërthen Xhemal Qefalia: Nuk ka më marrje pushteti me “200 demokratët e Mamurrasit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush do fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shprehin bindjen se do jenë ato fitues të zgjedhjeve të 10-ta  parlamentare në vend. Por si do vijë kjo fitore kur situata është shumë e elektrizuar? Xhemal Qefalia është i bindur që kjo do bëhet vetëm me votë duke kujtuar një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha kur ishte në opozitë. Në vitin 1998 pas kryengritjes së armatosur më 14 shtator Berisha tha: Po të doja unë e merrja pushtetin me vetëm 200 demokratë të Mamurrasit. Pikërisht këtë shprehje të Berishës Qefalia e solli gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU si një gjë të vjetër dhe që sipas tij  nuk mund të ndodhë kurrë.

 

-Për aq kohë sa opozita nuk është ballore, nuk është drejtpërdrejt, edhe mazhoranca e ka të vështirë.

-Po çfarë të bëjë më opozita? Edhe me bomba molotov…

-Po nuk bëhet me bomba molotov. Qytetarët tashmë e kanë vrarë atë frikën e 1997 që presin “me 40 nga Mamurrasi unë marr qeverinë”, ka ikur ajo kohë.

-Me 200 demokratë nga Mamurrasi.

-Po fiks, ju jeni i saktë. “Me 200 veta unë marr qeverinë”. Ka ikur ajo kohë./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

A mund të udhëtojë Berisha drejt SHBA-së?/ LaCivita flet për herë të parë

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në një emision televiziv. LaCivita foli për non...

Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion. Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk...

Lajme të tjera

Web TV