Tahiri, Xhafaj apo Lleshaj? Cilin ministër të Brendshëm vlerëson më shumë Xhemal Qefalia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 8 viteve te qeverisjes socialiste janë tre ministra të Brendshëm: Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj  dhe Sandër Lleshaj. Por cilin nga këta vlerëson më  shumë deputeti i PS-së Xhemal Qefalia që është edhe anëtar  i Komisionit të Sigurisë? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Qefalia dha opinionin e tij për tre ministrat.

 

Në tetë vite, janë ndërruar tre ministra të Brendshëm. Kë vlerësoni më shumë?

-Nuk mund t’i marrësh në mënyrë nominale për të përcaktuar se cili ka qenë më i suksesshëm. Sepse shikohen në kontekst të kohës në të cilën kanë drejtuar. Nëse marrim zotin Tahiri, për të cilin kam vlerësime maksimale për punën që ka bërë sepse mori një polici të shkërmoqur, një polici të politizuar. Vullneti politik i kësaj mazhorance në kohën që ka drejtuar zoti Tahiri ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Një përmbysje reale. Kishim punonjës policie që lëviznin me thes me patate dhe me kallashnikov me biçikletë. Nuk kishte një personalitet, një dinjitet, e cila të kishte edhe uniformën, edhe gradën, dhe detyrën.  Tahiri është duke u përballur si askush tjetër me Drejtësinë. Si asnjë ministër tjetër dha dorëheqjen, u largua nga Parlamenti, dhe po ballafaqohet. Për aq kohë sa qëndroi Tahiri ka bërë një punë të mrekullueshme. Zoti Xhafaj punoi në një kohë tjetër , pati dhe ai goxha suksese përsa i përket skedimit të grupeve kriminale pavarësisht kohës relativisht të shkurtër. Për të ardhur të zoti Lleshaj i cili ka treguar një mënyrë disi më ndryshe. Nuk ka pasur ngarkesa politike, nuk ka qenë drejtpërdrejt përfaqësues politik pavarësisht se drejton një institucion politik, sepse vullneti i kryeministrit për ta vënë në krye të ministrisë, por po bën një punë të jashtëzakonshme për tu distancuar nga pjesa e Policisë, për ta lënë policinë të punojë.

Të fundit

‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

Në “arenën zoologjike” të stileve të prindërimit, pranë “prindërve tigër” (të ashpër dhe konkurrues), shfaqen “prindërit panda”. Të butë,...

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 54% të votave ose...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Shqipëria ngjyroset rozë!/ Vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me...

Lajme të tjera

Web TV