Deputeti i Partisë Socialiste hedh akuza se disa të dënuar janë liruar nga burgjet padrejtësisht. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Qefalia tha se disa gjykata kanë bërë lirime të padrejta.
-Ka një sërë faktorësh për rritjen e kriminalitetit në vend. E rëndësishme është nëse qëndron apo jo vullneti për t’I luftuar dhe për të hetuar e për t’i çuar përpara drejtësisë. Zbulimi i elementëve kriminalë nuk mjafton vetëm në punën e policisë deri në zbulimin dhe dërgimin e tyre prapa hekurave. Është një process i gjatë i cili vazhdon deri në marrjen në maksimum të dënimit. Kemi shumë raste njerëzish me dënime të rënda dhe u është hapur porta e burgut. Janë një sërë faktorësh zinxhirë .
-Edhe këtu po lirohen disa.
-Absolutisht. Por nuk është mazhoranca, kryeministri, kryeprokurorë apo kryegjyqtarë. Nuk e liron qeveria të burgosurin. Ka gjyqtarë të cilët vetingu i ka flakur, i ka hedhur në rrugë.
-Edhe qeveria më e dobët në botë nuk lejon gjëra të tilla.
-Po sistemi i drejtësisë nuk varet nga qeveria. Nuk vendos kryeministri dhe ministri i Drejtësisë që kanë juridiksion për të monitoruar burgjet, mbahen apo lirohen nga burgu. Nëse ka një vendim gjykate duhet liruar dhe kemi shumë veta të cilët janë liruar. Mos përmendim emra që ta ulim nivelin e bisedës, të cilët janë liruar padrejtësisht. Kjo është një luftë e përhershme. E rëndësishme është që të mos ketë segmente të qeverisë , mos ketë segmente nga policia, të cilët i japin suport dhe mbështetje këtyre elementëve kriminalë./Fjala.al/Ke.Ba