Opozita në Bjellorusi ultimatum Lukashenkos: Largohu ose do përballesh me demonstrata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskay i ka vendosur ultimatum Presidentit Alexandër Lukashenko që të largohet ose në të kundërt do të përballet me demostrata të mëdha.

Ky ultimatum erdhi pasi autoritetet intesifikuan shtypjen ndaj protestuesve anti-qeveritarë këtë javë, duke përdorur pompa uji, gaz lotsjellës dhe armë ndriçuese.

“Në qoftë se Lukashenko nuk njofton dorëheqjen, ndalon dhunën dhe liron të burgosurit politikë, “me 26 tetor, të gjitha ndërmarrjet do të fillojnë grevën, të gjitha rrugët do të bllokohen, dyqanet shtetërore nuk do të kenë asnjë lloj shitje”, deklaroi Tsikhanouskaya. Një ndihmëse e zonjës Tsikhanouskaya tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ultimatumi i ri u njoftua në përgjigje të kërcënimit për përdorimin e armëve vdekjeprurëse dhe shtimit të dhunës policore në rrugë. Sipas ndihmëses, Tsikhanouskaya pret që Perëndimi të mbështesë kërkesat e saj.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën që të shtojnë Lukashenkon në listën e zyrtarëve bjellorusë që janë vënë nën sanksione për udhëtime dhe duke u ngrirë pasuritë për shkak të krizës. Dhjetëra mijëra bjellorusë kanë demostruar për nëntë fund-javë rrjesht me kërkesën për largimin e Lukashenkos. Presidenti mohon të ketë pasur mashtrime zgjedhore dhe thotë se protestat mbështeten nga jashtë.

Opozitarja Tsikhanouskaya, mbështetësit e së cilës thonë se ajo është fituesja e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, u largua në shtetin fqinj të Lituanisë pas votimeve, në të cilat Lukashenko u shpall fitues.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Erdhi i dashuri im i ri”/ Nuk përmbahet Erjola shpreh ‘dëshirën’: Do ta puth në buzë!

Një banor i ri është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania3. Banori i ri është një majmun...

Në Bibliotekën Kombëtare të Francës gjenden katër libra me arsenik në kopertina

Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertina e tyre ishte e mbuluar me arsenik helmues. Vëllimet e...

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin...

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të ndahen në çifte dhe pasi...

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur me palma. Shumë destinacione të njohura...

Lajme të tjera

Web TV