80 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit. Mësohet se këtë të mërkurë ka humbur jetën edhe një person.
Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ramadani tha se ditëve të fundit “ka rritje të lehtë të rasteve pozitive”. Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave.
Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460.
Në konferencën për media mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.
la.mi/fjala.al