Shënohet rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

203 persona janë infektuar si dhe 5 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Shifra e lartë ka dalë si rezultat i 1351 testime në 24 orët e fundit. Aktualisht në vendin tonë raste aktive janë 5759 ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka shkuar në 15955 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Por kemi dhe lajme të mira, në 24 orët e fundit janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkohë numri total i personave që kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19 është  434 persona.

Urojmë që në ditën në vijim të ulet numri i të infektuarve për shkak se qeveria ka vendosur me ligj mbajtjen e maskës në ambientet publike sapo del nga dera e shtëpisë.

 

Të fundit

Përvetësuan para nga shitjet në dyqanin ku punonin, e pësojnë keq dy vajza

Ndaj dy vajzave në Korçë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në kundërshtim me...

“Gaceta del Turismo”: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

Nga qershori deri në shtator, turistët spanjollë do të mund të shijojnë një verë idilike mes brigjeve blu dhe Alpeve të mahnitshme shqiptare, shkruan...

“Flakë në Det”/ Kush janë të arrestuarit për trafikun e drogës me urdhër të SPAK (Emrat)

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga zbërthimi...

Mbrojtja e mjedisit/ Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se po përgatitet një ligj që...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Policia njofton se si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV