Ahmet Prençi: Policia përdoret nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuza më e rëndë që Ahmet Prençi bëri gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU është se policia aktuale përdoret nga politika. Sipas tij politika nuk lejon që policia të bëjë punën e saj siç duhet dhe për këtë, nuk ka rezultate.

 

-Ku ka gabuar policia?

-Policia nuk gabon, policia keqpërdoret. Keqpërdoret nga politika, pushteti. Për çdo ngjarje që ka ndodhur në vend, nuk kemi parë autoritetin e drejtësisë të dalë të japë shpjegimet për këto fenomene. Ne kemi dëgjuar shpjegimet e kryeministrit, të ministrit të Brendshëm, dhe drejtori i përgjithshëm nuk ka dalë publikisht.

-Ka dalë, ka dalë për shumë aksione edhe ndërkombëtare.

-S’kam gjë as me Ardi Veliun dhe me asnjë drejtues policie. Ardi Veliu bën gjithë emërimet në Polici. Pse del ministri dhe thotë “unë kam emëruar”. Ç’punë ka ministri i Brendshëm me emërimet? Ministri i Brendshëm të paralajmërojë arrestime?/Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajmi i mirë i ditës për tifozët e Milanit quhet… Maignan!

Mike Maignan do t’i qëndrojë besnik Milanit, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, veçanërisht drejt Chelseat. Trajneri Massimiliano...

Tjetër tragjedi në Greqi, dy të mitur gjenden të pajetë në lumin Kosynthos

Dy të mitur 16-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht teksa janë gjetur të mbytur në shtratin e lumit Kosynthos të Greqisë. Bëhet fjalë për dy kushërinj,...

Një version i ri i TikTok po vjen?

Edhe pse ligji për heqjen dorë ose ndalimin e TikTok është zyrtarisht në fuqi që nga janari, aplikacioni e ka ndërprerë shërbimin në SHBA...

Lajme të tjera

Web TV