“Ai është burri im”/ Bashkëshortja futet në kishë me fëmijët dhe prish dasmën (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua e tërbuar hyri në një kishë me fëmijët e saj për të kërkuar ndalimin e ceremonisë martesore, pasi dhëndri ishte burri i saj.

Dhëndri, Abraham Muyunda i kishte thënë gruas së tij se do të shkonte në qytet për të mbaruar disa punë, por në të vërtetë ai do të merrte pjesë në dasmën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një kishë katolike në Chainda në kryeqytetin Zambian të Lusaka. Gruaja e tij me të cilën kishte fëmijë kishte dëgjuar për martesën e burrit të saj nga fqinjët dhe menjëherë kishte nxituar për të shkuar në kishë për të parandaluar procedurat.

https://www.instagram.com/p/CGXhkgTnOY2/

Ajo dëgjohet në video teksa i thotë priftit: Kjo martesë nuk duhet të vazhdojë. Ky burrë është bashkëshorti im. Unë nuk po kuptoj çfarë po ndodh këtu.

Gruaja e dëshpëruar shihet teksa mban në shpinë një fëmijë dhe i drejtohet priftit se burri është i saji dhe se ata nuk janë divorcuar apo grindur.

“Ky burrë këtu është burri im. Në nuk jemi divorcuar ose grindur.”, shprehet gruaja.

Mediat vendase shkruajnë se burri ka tre fëmijë me gruan e cila u shfaq në kishë duke thënë se ai ishte bashkëshorti i saj./ Burimi: Metro.uk/ Përshtati për Fjala.al Re.Gu

Të fundit

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Lajme të tjera

Web TV