Franca shënon rekord të infektuarish ditor me Covid, mbi 30 mijë raste në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ditët e fundit duket se ka shënuar shifra të larta të infektuarish në të gjithë botën.

Edhe pse Franca bëri izolim të pjesshëm në disa qytete numri i të infektuarve u rrit në mënyrë të frikshme.

Mediat bëjnë me dije se Franca ka shënuar një tjetër rekord negativ të infektimeve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë konfirmuar pozitiv 30 621 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 22 591 raste.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë masat shtrënguese janë absolutisht të nevojshme në mënyrë që të shpëtohen jetët e njerëzve. Pas Francës edhe vende të tjera po e konsiderojnë një izolim të dytë, më të lehtë se ai i pari.

Miliona personave në Europë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të reja shtrënguese në një moment kur kontinenti po përballet me një valë të dytë.

Ndërkohë nga e shtuna nuk do të lejohen festat dhe organizimet në ambiente të mbyllura në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar janë shpallur disa zona rreziku për Covid./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës së premte, 16 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Po flasim për një rilindje, një drejtim të ri ekzistencial dhe dashuror. Sa i përket punës, në këtë periudhë do të korrni...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

Lajme të tjera

Web TV