Sa i rrezikshëm mund të jetë për trurin zakoni i kërcitjes së qafës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërcitja e qafës është një veprim që njerëzit e kryejnë shpesh gjatë jetës së tyre. Ndonjëherë ky veprim vjen i përsëritur edhe në mënyrë të pavetëdijshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja. Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij procesi për shkak të dëmtimeve që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore.

Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën.

Sa e rrezikshme mund të jetë kërcitja e qafës?

Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezentë për këdo. Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kështu që kjo taktikë pavarësisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët. Rreziku më i lartë është sigurisht për personat që e kanë kthyer në një ves të përditshëm këtë veprim.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga ‘American Heart Association’ dhe ‘American Stroke Association’, të cilit i referohet AgroWeb.org edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rrezik. Studimi tregon se edhe kërcitja e qafës nga mjekët mund të jetë e rrezikshme për pacientët.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Çfarë rekomandojnë mjekët?

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që çdo pacient të jetë i informuar edhe për këtë rrezik para se t’a kryejë këtë trajtim në spital. Për personat të cilët shfaqin shenja të një goditje në tru si dhimbje koke, marrjemendësh apo hasin turbullim të shikimit ky veprim nuk rekomandohet.

Në rast se përjetoni dhimbje qafe mundohuni t’a relaksoni atë me lëvizje të lehta duke e rrotulluar qafën lehtësisht. Bëni masazh me duar apo kompresa të ngrohta në mënyrë që të çliroheni nga dhimbja dhe lodhja pa asnjë rrezik. Mundohuni t’a evitoni sa më shumë këtë lëvizje rreth qafës tuaj. Në këtë mënyrë që të eleminoni rrezikun e goditjes dhe dëmtimit në tru.

Të fundit

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Lajme të tjera

Web TV