Urdhri i rremë për shkollat/ MSH: Do vijojnë të jenë të hapura, nuk është lëshuar nga ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një urdhër që flet për mbylljen e shkollave dhe që mban logon e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, ka krijuar së sërë paqartësish tek prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

Sipas këtij urdhri theksohet se institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbyllen me datë 11 nëntor, për një periudhë 3 mujore dhe kjo për pasojë e përhapjes së virusit Covid-19 në vend.

Fjala.al, pyeti pranë Ministrisë së Shëndetësisë për vërtetësinë e këtij urdhri.

Ata theksuan se ky vendim nuk është i vërtetë dhe institucionet arsimore do të vijojnë të jenë të hapura për nxënësit.

?Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka urdhër për mbylljen e shkollave, mos bini pre e manipulimeve.
Lutemi referojuni burimeve zyrtare.

Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on Saturday, October 17, 2020

Nuk dihet ende burimi fillestar i këtij urdhri të rremë që më pas është shpërndarë në rrjetet sociale./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga...

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Lajme të tjera

Web TV