Rrjeti social Instagram ka deklaruar se do të nisë një fushatë për të ndaluar shfaqjen e reklamave të fshehur në këtë platformë.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA ) ka hetuar aplikacionin në pronësi të ‘Facebook’ pasi shumë ‘influencër’ të cilët promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponsorizuara dhe rrjedhimisht ka të ardhura nga këto, duke mos deklaruar marrëveshjet.
Instagram më parë është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të goditur blogerët që nuk arrijnë të deklarojnë siç duhet miratimet e paguara dhe çështjen më të gjerë të reklamave të fshehura, e cila është e paligjshme sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos-deklarim ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej kohësh përveç muzikës, ushtron edhe profesionin si influencuese e rrjeteve sociale, duke fituar shuma të majme parash nga bizneset me të cilat reklamon.
Si pjesë e angazhimeve të reja, Instagram ka rënë dakord të prezantojë një kërkesë të re e cila do të shfaqet para se përdoruesit të postojnë, duke u kërkuar atyre të konfirmojnë nëse janë paguar në ndonjë mënyrë për të promovuar një produkt ose shërbim dhe u kërkon atyre që ta zbulojnë atë fakt qartë.Etiketa ‘partneritet i paguar’ ose në anglisht ‘Paid Partnership’, do të jetë e përdorshme për të gjithë.
CMA tha se Instagram ka rënë dakord gjithashtu se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar siç duhet ose qartë, dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.
CMA tha se pret që bizneset të bëjnë pjesën e tyre për të qenë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe të marrin masa kur është e përshtatshme, duke përfshirë edhe kërkimin nga Instagram për të hequr postimet nëse është e nevojshme.
‘Për shumë kohë, platformat kryesore nuk kanë marrë përgjegjësi për reklamat e fshehura në faqen e tyre’.
‘Pra, kjo fushat për të rishikuar reklamat e fshehura dhe mënyrën se si njerëzit postojnë në Instagram – duke e bërë të vështirë për përdoruesit të injorojnë ligjin – është një hap i mirëpritur përpara’., tha shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli/Re.Gu/Fjala.al