Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që qytetarët, të mos i neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Manastirliu theksoi se qytetarët duhet të tregohen bashkëpunues dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Po ashtu ministrja e Shëndetësisë theksoi së në këtë situatë vendi nuk mund të kthehet në normalitetin e vjetër pasi e gjithë bota jeton me rregulla për shkak të pandemisë.
“Duhet akoma më shumë ndërgjegjësim që qytetarët të mos neglizhojnë mbajtjen e maskës si edhe maskat e higjienës. Ne jemi 24 orë në punë për t’ju përgjigjur çdo qytetari. Këto tre muaj nuk do të jenë të lehtë. Pritet rritje të rasteve po shtrimeve në spitale”, u shpreh Manastirliu.
Më tej ajo komentoi edhe spitalet COVID3 dhe 4 për të cilët tha se janë të përgatitura për të përballur vjeshtë -dimrin.
“Sado që të rrisim kapacitetet tona është një nevojë emergjente që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e çdo qytetari për të zbatuar rregulla të thjeshta. Kemi përgatitur kapacitetet për të përballuar vjeshtë dimrin, këto muaj s’kanë për të qenë të lehta se pritet rritje e numrit të të infektuarve, rasteve që do kërkojnë hospitalizim e gjithashtu do kemi nevojë ti përgjigjemi këtyre rasteve me më shumë testime, hetim e izolim me më shumë kapacitetet spitalore”, tha ajo.
Sipas ministres Manastirliu është një nevojë që është emergjente e që ne s’duhet ta humbim në asnjë moment që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e çdo qytetari për të zbatuar rregullat e thjeshta, ajo që mund të bëni ju si inspektoriate s’mund ta bëjë asnjë strukturë edhe nëse do kishim vendosur që një polic të ruante një qytetar.
“Jo vetëm s’kemi mundësi ta bëjmë këtë, por ajo që bëhet përmes këshillimit e rekomandimit, qytetarët-inspektorët, jo thjesht për ata që shkojnë vënë një gjobë se nuk u respektua protokolli, por për ata që këshillojnë qytetarët e kanë vendosur maskën keq apo jo”, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1076338996155483