Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në Paraguay

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Paraguay ka sekuestruar një ngarkesë rekord kokaine. 2.3 tonë kokainë ishin fshehur në një ngarkesë me qymyr që kishte destinacion Izraelin.

Autoritetet vendase kanë bërë me dije se sasia e kokainës së sekuestruar arrin vlerën e rreth 500 milionë dollar. Kjo është ngarkesa më e madhe e kapur ndonjëherë në Amerikën e Jugut. Kokaina u gjet në një kontenier ne Terport, një port privat në qytetin e Villeta, pranë kryeqytetit Asunción.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se njëri prej tyre është ish-drejtor i një kanali televiziv shtetëror.

Policia ka deklaruar se kokaina e paketuar mjeshtërisht u gjet në një nga gjashtë kontenierët, ndërsa pesë kontenierët e tjerë janë ende jashtë dhe do të kontrollohen. Policia nuk e përjashtoi mundësinë se dhe ato gjithashtu mund të jenë mbushur me drogë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV