Arben Pëllumbi është djali i Servet Pëllumbit atij që cilësohet si një profesor i Partisë Socialiste. Një person që ka lënë pas një emër shumë të mirë jo vetëm në këtë parti. Por tashmë “në këmbë të tij” është i biri që prej 4 vitesh Servet Pëllumbi e ndjek nga larg politikën dhe të birin. Por a i bën vërejte të birit Servet Pëllumbi? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Arben Pëllumbi u shpreh:
-A ju bën vërejtje babi juaj?
-Juve në këtë aspekt e njihni më mirë sesa unë. Sigurisht që bën vërejtje. Cilido qoftë njeriu më me eksperiencë që e shikon ndeshjen nga stoli ka çfarë të thotë. Sepse në fushën e lojës sado i përgatitur të jesh ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç i ke menduar të shkojnë./Fjala.al/Ke.Ba