Spanja regjistron mbi një milion të infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja ka regjistruar më shumë se një milion të infektuar me Covid-19, duke u bërë kështu vendi i parë i Evropës Perëndimore që kalon këtë shifër.

Autoritetet vendase kanë raportuar të mërkurën se janë shënuar 16.973 raste të reja si dhe 156 viktima në 24 orë.

Që nga 31 janari kur u shënua rasti i parë me Covid-19 në Spanjë janë shënuar 1.005.295 të infektuar. Spanja është vendi i gjashtë në botë që kalon shifrën e një milion rasteve me Covid-19, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës.

Gjatë muajve të fundit në Evropë janë rritur ndjeshëm rastet me Covid-19 duke detyruar qeveritë të vendosin masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit./RE.Gu/Fjala.al

Të fundit

Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 1 milion banorë pritet të shpërngulen

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga...

Kush është Eyal Zamir, gjenerali “rebel” që i tha jo “Bibit” për pushtimin e Gazës?

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Kryesor midis...

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Blutë bëjnë me...

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Lajme të tjera

Web TV