Humbi gishtin në protestë/ Ina Nuka: Vijoj punën në polici, nuk jam më beqare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila para dy viteve pësoi një incident në protestën e opozitës, ka zbuluar se jeta e saj vijon normalisht dhe tashmë nuk është më beqare.

Nuka shpjegon në një intervistë për Top Channel se periudha pas asaj ngjarjeje, ishte e vështitrë si për të edhe për familjen.

 “Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private? Nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.”

Gjithashtu, ajo tregon se ka patur ndryshime edhe në anën profesionale teksa zbulon edhe dëshirën e saj më të madhe.

“Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit. Dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë. Se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit.”, u shpreh ajo.

Dy vite më parë efektivja Ina Nuka u plagos dhe iu këput gishti në protestën e organizuar nga banoret e Astirit para Kuvendit të Shqipërisë. Teksa u përpoq të hiqte nga qafa një kapsollë të hedhur prej protestuesve, ajo plasi, duke i shkaktuar asaj pasoja, siç ishte humbja e gishtit të madh të dorës.

Lexo edhe :  Zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS, kryeministri Rama voton nga Surreli

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Lajme të tjera

Web TV