I pandalshmi Lukaku/ Interi ‘zgjohet’ dhe mposht Genoan

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Interi është rikthyer tek fitorja pas tre ndeshjes duke mposhtur Genoan 0-2 në transfertë.

Zikaltërit e Contes janë zhbllokuar nga periudha negative e javëve të fundit pas barazimeve ndaj Lazio e Monchengladbach në Champions League, e humbjes në derby ndaj Milanit.

Interi dominoi ndeshjen, por në pjesën e parë nuk arriti të zhbllokonte dot rezultatin. Edhe në të dytën zikaltrit kërkuan vazhdimisht golin dhe e gjetën atë me të përhershmin Romelu Lukaku. Sulmuesi belg po kalon një formë fantastike dhe viktima e tij e radhës ishte Mattia Perin i Genoas, që u ndëshkua nga ai në minutën e 64’, pas assistit nga Barrella.

Më pas Danilo Dambrossio siguroi fitoren duke shënuar me kokë në minutën e 79’.

Kjo ishte sfida e parë që Interi nuk pëson gol në sezonin e ri futbollistik.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Amerika u rikthye”/ Joe Biden: Jemi gati të udhëheqim botën

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ka ardhur koha që vendi të kthehej në pozitën ku ndodhej para...

Me armë në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Kavajë! I dënuar më parë në Itali

Një 65-vjeçar nga Kavaja, është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Sipas policisë ai rezulton të jetë i dënuar...

Me 930 kg duhan kontrabandë në makinë, arrestohet 38 vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person i cili është kapur duke transportuar mallra kontrabandë. Sipas uniformave blu bëhet me dije se arrestimi...

Çfarë i ndodh trupit pas një gripi normal, mund të fitoni antitrupa kundër Covid?

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli mbrojtjeje kundër...

Këta këndojnë nga frika

Nga Frrok Çupi

Lajme të tjera

Web TV