“Mos kurse kërkënd”, Braçe mesazh të fortë për socialistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjet ka njoftuar se këtë fundjavë në Divjakë do të vlerësohen deputetët dhe qeveria.

Braçe i bën ftesë çdo socialisti që të vlerësojë punën e çdo deputeti dhe anëtari të qeverisë pa kursyer kërkënd.

#Në punë. Ne #Partia Socialiste. Janë ditët për të vlerësuar deputetët dhe qeverinë! Çdo socialist duhet ta bëj tani; Ne në #Divjakë do vlerësojmë këtë fundjavë.

Kujtdo që i ka mbërritur me zarf në shtëpi username e pasword, duhet të hyje në platformë dhe, në dy tabelat që do i shfaqen, njëra me deputetët e qarkut dhe tjetra me qeverinë. Të vlerësojë në sistem deputetët dhe anëtarët e qeverisqë”, shkruan Braçe.

Më tej ai u drejtohet me një sugjerim kuy theksonnse puna është thelbi i vlerësimit.

Një sugjerim kam; Puna është thelbi i vlerësimit, patjetër. Por mos harroni dhe marrëdhënien me ju, atë politike, zyrtare por mbi të gjitha njerëzore. Deputeti si rregull është përfaqësues i vullnetit tënd të shprehur me votë!

Çdo socialisti dua ti them; Vlerëso i lirë, mos u ndiko nga asgjë e nga askush-kryetar organizate, kryetar partie, deputet, ministër; vlerëso siç ti mendon, mos kurse kërkënd!”, pwrfundon Braçe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV