Studiuesit japonezë tregojnë se sa mbrojtje mund të ofrojnë maskat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Studiuesit japonezë kanë konfirmuar se maskat mund të ofrojnë mbrojtje nga grimcat e ajrit që përmbajnë koronavirus, por efektiviteti i tyre ndryshon shumë. Virologët në Universitetin e Tokios thonë se rezultatet e tyre bazohen në eksperimente reale me koronavirus.

Në këtë laborator janë dy manekinë përballë njëri-tjetrit, njëri prej tyre është i pajisur me një pompë që injekton virusin.

Studiuesi përdor kokën e manekinit për të simuluar kollitjen.

Manekini tjetër imiton frymëmarrjen duke thithur grimcat e virusit.

Ne bëmë një simulim ku një person kollitet dhe shpërndan virusin ndërsa tjetri e thith atë,” shpjegon profesori i virologjisë Yoshihiro Kawaoka.

Ne krahasuam tre lloje të ndryshme maskash: prej pambuku, kirurgjikale dhe maskën N95. Maska N95 ishte më e mira. E dyta është ajo kirurgjikale dhe e treta maska prej pambuku.”

Por profesori thotë se maskat nuk janë zgjidhja e përsosur.

Nuk ka dyshim se maskat zvogëlojnë sasinë e virusit që hyn në trup, por nuk duhet ta mbivlerësojmë efektshmërinë e tyre,” shpjegon studiuesi.

Takemasa Sakaguchi, Profesor i Virologjisë në Universitetin Hiroshima analizoi rezultatet e studimit dhe thotë se ato janë interesante sepse përdorimi i koronavirusit të vërtetë në eksperimente është diçka e rrallë.

Në eksperiment u përdor koronavirus i vërtetë. Unë shoh përpjekjen që ata bënë për të marrë rezultate sa më afër aktualitetit. Besoj se rezultati është shumë i ngjashëm me situatën reale“, tha profesor Sakaguchi.

Në rrugë të gjithë duket se mbajnë maska, por jo të gjithë janë të mbrojtur njëlloj.

Zhang Bohan, student kinez që mëson gjuhën japoneze thotë: “Tokioja ka rreth 200 raste të reja infeksioni çdo ditë, prandaj mendoj se të paktën në Tokio, ne duhet të mbajmë maskë.”

Lexo edhe :  Lë detyrën drejtori i Paraburgimit të Vlorës, ja kush e zëvendëson

Shumë njerëz në Tokio mbanin maska edhe përpara pandemisë.

Jam mësuar të mbaj maskë sepse kam kollën e mirë. E mbaj edhe për t’u mbrojtur nga gripi, sidomos në dimër. Gjatë verës është pak e vështirë sepse bën nxehtë, por gjithsesi nuk është problem të mbash një maskë“, thotë Megumi Mochizuki.

Studimi tregon se maskat ofrojnë shkallë të ndryshme mbrojtjeje dhe se do të ishte e gabuar që njerëzit ta mendojnë veten plotësisht të mbrojtur sa herë që vënë maskën./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Izolimi” do të jetë opsioni i fundit në luftën ndaj pandemisë në Francë

Ditën e enjte qeveria Franceze njoftoi se pavarësisht pandemisë shqetësuese nuk do të kthehej në një mbyllje totale të...

Vaji i peshkut zvogëlon stresin

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të mbrojë kundër efekteve negative të stresit në zemër, falë acideve yndyrore omega 3. “Sot, stresi...

Do t’iu ndryshojë jeta, Shkurti premton ndryshime rrënjësore për këto 3 shenja të Horoskopit

Horoskopi parashikon se Shkurti do të ndryshojë jetën e disa prej shenjave të Horoskopit, ku fati do të jetë në anën e tyre për...

Si t’i zbardhni dhëmbët me lëvore të bananes

Ndoshta keni dëgjuar për fuqitë magjike të bananes. Bananja është e mirë për shëndetin tuaj. Fruti është i pasur me vitamina të shumta. Ngrënia e...

“Dinte më shumë se kushdo”, vdes në rrethana misterioze mjeku i Navalnyt (Foto)

Një mjek i rëndësishëm në spitalin rus ku lideri i opozitës Alexey Navalny u trajtua pas helmimit, mësohet se ka ndërruar jetë. Sergey Maximishin ka...

Lajme të tjera

Web TV