Dashamir Shehi: Përse besoj dhe nuk besoj te SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ka besim opozita te Struktura e Posaçme Antikorrupsion? Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh për faktin se në radhët e opozitës ka që janë shprehur me mosbesim. Por si i përgjigjet kësaj pyetje Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Shehi tha se edhe beson por edhe nuk beson tek institucioni më i rëndësishme i reformës në drejtësi.

-Ka disa kohë që është ngritur SPAK. Ju në deklaratat tuaja keni qenë gjithmonë mosbesues. Si ka mundësi që ju dhe opozita keni qenë mosbesues, keni bërë kallëzime në SPAK dhe ndërkohë SHBA ka mbështetje shumë të fortë ndaj SPAK.

-Në rradhë të parë, opozita e mbështet drejtësinë. Unë për vete, me gjithë mosbesimin jam munduar ta mbështes SPAK-un. Akoma brenda reformës në drejtësi ka elementë të cilët unë shpresoj që do bëjnë punë.  Por hijen e dyshimit nuk ka të drejtë të na e heqë asnjëri sepse u bënë 3-4 vjet që merremi me këtë temë. Dhe ky SPAK-u unë gjykoj se do bëjë diçka. Jo për opozitën, madje as për Ramën. Një pjesë prej atyre do mundohen ta bëjnë detyrën e vet. Deri tani nuk e kanë bërë. Dhe këtu opozita nuk ka asnjë lloj faji që dyshon. Nëse ti bën zhurmë dhe nuk bën asgjë, më fal por… Zoti Rama e ka shtyrë qeverisjen e vet me këtë punë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV