“Numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë”, mjekja e “Shefqet Ndroqit” thirrje qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon mesazhin e mjekes së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Kjo e fundit, referuar rasteve në rritje nga koronavirusi, iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital.

Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 6 viktima dhe 311 raste të reja.

Kjo është dhe shifra më e lartë e rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. “311 të prekur, 85 të shëruar, 6 humbje jete, 289 të shtruar në spitalet COVID”, njofton ndër të tjera Ministria./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV