LDK: Kosova po kalon një situatë të vështirë institucionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se Kosova po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, sipas kësaj partie –që është subjekti më i madh politik në koalicionin aktual qeverisës –kërkon edhe unifikimin e vendime të “përgjegjshme politike dhe institucionale”.

Ky reagim i LDK-së vjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuar në Hagë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas dorëheqjes së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi edhe zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës.

LDK-ja thotë është e bindur se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur dhe apelon që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten kanë konfirmuar aktakuzën kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Dhomat e Specializuara më 24 prill njoftuan se Thaçi, Veseli dhe të tjerët, akuzohen për një sërë krimesh të pretenduara kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, shkruan rel. Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Lexo edhe :  Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

r.g/Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV