Policia e Shtetit vijon me vendosjen e gjobave për qytetarët e ‘pabindur’, të cilët nuk zbatojnë masat e vendosura me qëllim parandalimin e Covid-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë 619 qytetarë të cilët lëviznin pa maskën mbrojtëse.
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë 9 qytetarë të cilët nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentet e identifikimit punonjësve të policisë, ose nuk e kanë pasur atë me vete.
Mes 619 personave, është gjobitur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi gjatë takimit të saj me qytetarët në Durrës nuk mbante maskën./r.g/Fjala.al