Ilir Meta është ‘zhveshur’ për pak çaste nga kostumi i presidentit, ku ia ka marrë këngës labe. I ulur gati në gjunjë dhe pranë këngëtarëve, kreu i shtetit mban iso bashkë me ta.
Në video Meta shfaqet pranë këngëtarëve të veshur me veshje tradicionale shqiptare.
Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Amfiteatrin e Bylisit, ku vlerësoi disa personalitete të shquara të artit.
“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.
Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë. Malet tona më të larta! ??”, shkruan Meta përkrah videos./Bl.Ba./Fjala.al