Zbulohet rroga e presidentit amerikan, ja sa do të paguhet Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden është Presidenti i ri i SHBA-së, pasi mposhti Donald Trump, edhe pse ky i fundit nuk e pranon humbjen.

Por për shumë njerëz kuriozë, tashmë vëmendja është zhvendosur në detaje të tjera, mes të cilave, sa do të paguhet?

Presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarësh në vit. Pa harruar edhe “lukset” e tjera që ka presidenti i shtetit më të fuqishëm në planet.

Por, katër presidentë kanë refuzuar marrjen e pages, duke e dhuruar të gjithën ose një pjesë të saj.

Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover dhe George Washington.

Sipas Forbes, mes viteve 2017-2019 çifti Biden fitoi 16,7 milionë dollarë nga shitja e librave dhe fjalimet me pagesë.

Joe Biden së pari kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara në 1988, pastaj në 2008 para se të shërbente si Zv/president përkrah ish-presidentit Barack Obama.

Ndërsa në zgjedhjet e 2016-ës iu shmang kandidimit për shkak të ndarjes nga jeta të djalit të tij.

Nëse do të arrijë të betohet më 20 janar, Joe Biden do të bëhet edhe presidenti më i vjetër në moshë në të gjithë historinë e SHBA-ve./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese, por kur vjen moment për...

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Lajme të tjera

Web TV