Gati një mijë të prekur me COVID-19 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka shënuar 963 raste të reja me COVID-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër i personave të infektuar ka rezultuar pas 2,056 testimeve të kryera.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, ndërkaq 177 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirus.

Prishtina edhe më tej prin me numrin më të madh të rasteve, 347 sosh.

Në 8 muajt e fundit në Kosovë janë testuar gjithsejt 115.794 persona, nga të cilët pozitivë kanë rezultuar 27,851, ndërkaq 797 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Dhjetë mijë e 192 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me këtë virus.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë, do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi...

Berisha: Paralajmëroj investitorët strategjikë, çdo pronë e grabitur do konfiskohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Fier, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj investitorëve strategjikë që, sipas tij, po...

20 ditë përpara zgjedhjeve/ Cili politikan pëlqehet më shumë?

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri  ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si...

Lajme të tjera

Web TV