Justina Aliaj nga shtrati i spitalit Covid mes lotësh: Me dash Zoti me m’lënë dua të them…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e njohur, Justina Aliaj prej disa ditësh ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv duke luftuar me koronavirusin Covid-19.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News24, artistja e madhe shkodrane mban një maskë oksigjeni dhe pyetet për kushtet e spitalit. Mes lotësh ajo u shpreh se stafi është kujdesur jashtëzakonisht shumë për të dhe se nuk do i harrojë derisa të vdes. Ajo tregon se fillimisht mendoi se ishte prekur nga një grip sezonal dhe shkoi vonë në spital. Por që prej momentit që është shtruar në spital, ajo shprehet se gjendja e saj është përmirësuar.

“Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m’lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do i harroj kurrë deri sa të vdes. Fillimisht u tregova e papjekur, mendova që jam me grip, pra e vonova ardhjen. Kur erdha isha gati sikur po hyja në një tunel. Kur erdha këtu isha në gjendje jo të mirë, e ndjej përmirësimin”,– thotë ajo mes lotësh./r.g/fjala.al

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV