Kombëtarja Shqiptare vijon të dhurojë spektakël në “Air Albania”
Kuqezinjtë kanë shënuar golin e tretë me Rey Manajn, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë të fundit e fitoi Abrashi i cili po zhvillon një super ndeshje. Skuadra duket se ka gjetur balancën dhe po dominon sfidën ndaj Kazakistanit, që po vuan nga presioni i kuqezinjve.
Pa.Va/Fjala.al