Covid/ Meta: Koha nuk pret më, të shtohet masivisht numri i testimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke theksuar se koha për të vepruar nuk pret më, Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje Qeverisë të dëgjojë shkencën dhe të vërë nën kontroll pandeminë duke shtuar masivisht numrin e testimeve.

Sipas kreut të shtetit, testimi është mundësia e vetme “për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19”.

Presidenti thotë se duhet të testohen menjëherë personeli shëndetësor, arsimtarët, të moshuarit në shtëpitë e kujdesit social dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19”, shkruan Meta.

Më tej ai rendit disa hapa. “1.Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

2.Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.

3.Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.

4.Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Sipas Metës, për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.

Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më”, përfundoi Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bujar Bukoshi, Doktori që mori në dorë fatin e Kosovës

Nga Mero Baze Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas një sëmundjeje me të cilën luftoi shumë...

Arabët luftë me Osmanët, kërkojnë pavarësinë

Revolta Arabe e vitit 1916 ishte një kryengritje e madhe që shpërtheu në Gadishullin Arabik kundër Perandorisë Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore, me...

VIDEO/ Delfinët mbushin gjirin e Vlorës, kthehen në “shoqërues” të varkave të turistëve

Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë. Delfinët janë...

Foshnja 5 muajshe ndërron jetë, prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ishullin e Paros në Greqi, ku një foshnjë 5 muajshe me prindër shqiptar ka ndërruar jetë të...

Pas Shkodrës konfirmohet sëmundja e murtajës në Dibër!/ Përgjigjet e analizave, pozitive

Konfirmohet rasti i dytë i murtajës së ruminanteve të vegjël në njësinë administrative Martanesh, bashkia Bulqizë. Lajmi u bë i ditur për Report TV nga Bilbil...

Lajme të tjera

Web TV