Ish-ambasadori në Kosovë Arben Çejku: Krimet janë individuale dhe jo të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori I Shqipërisë në Kosovë Arben Çejku  deklaron se procesi special në Gjykatën e Hagës kurrë nuk mund të njollosë luftën e UÇK-së. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Çejku tha se krimet e supozuara që janë bërë publike nga prokurorët janë individuale dhe nuk mund të thuhen kurrë që janë pjesë e veprimtarisë së UÇK-së.

-Zoti Çejku, ajo që bën përshtypje në opinionin publik lidhet pikërisht me faktin që si ka mundësi që kemi një disproporcion midis gjyqit të Nurembergut dhe procesit në Hagë.

-Ky gjyq është një rast i paprecedent edhe në këndvështrimin juridik dhe kam përshtypjen që do të jetë një rast që do të studiohet. Është një gjykatë e Kosovës, por që nuk është në Kosovë, është një gjykatë e Kosovës por që nuk ka prokurorë dhe gjykatës të Koosvës. Vetëm emri në një farë mënyre mbetet Gjykatë Speciale e Kosovës. Është një gjykatë ndërkombëtare e cila po merret vetëm me disa akuza që si themel kishin raportin e Dick Martyt. Raporti i Dick Martyt u vijua si një procedurë për gjetjen e fakteve dhe provave. Në fillim ne nuk e dinim në opinionin publik shqiptar se sa mund të jetë implikimi i individëve të caktuar që kanë qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së apo pjesëmarrës në luftë që und të kenë kryer krime individuale. Këtë gjë e kanë ditur personazhet e përmendur në raportin e Dick Martyt të cilët duhej ta rishikonin me seriozitet këtë lloj gjykate që u ngrit në një mënyrë të tillë. Ata e dinin se deri ku shkon shkalla e rrezikshmërisë për goditjen e klasës politike në Kosovë dhe të stabilitetit të Kosovës. Ne nuk mund ta dinim se s’kemi qenë pjesë e luftës. UÇK dhe komandantët që sot janë në Hagë nuk është se kanë patur një zinxhir të mirëfilltë komandimi siç ka qenë ushtria e Jugosllavisë. Ne e dimë fare mirë që pa ndërhyrjen e NATO-s, edhe ajo UÇK që ishte do rezistonte dhe pak javë dhe do degradonte në njësite të vogla. Ndaj dhe krimet e pretenduara janë individuale dhe nuk mund të themi që ka patur një komandë të qartë dhe një strukturë. Kjo është e neveritshme kur e dëgjon në akuzën e Hagës sot për një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

-Jeni duke thënë që nëse ka pasur krime, janë krime individuale dhe jo të UÇK-së?

-Absolutisht.

-Si krime individuale?

-Pretendohet që janë bërë krime kundër civilëve serbë. Ajo është rrëzuar si akuzë dhe në rastin e Ramush Haradinajt sepse ka pasur mungëse provash. Për krimet individuale, përgjegjësia është individuale.Fjala.al/Ke.Ba/

 

Lexo edhe :  Apeli kërkesë për informacion SPAK/ Duam bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

 

Të fundit

Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon sipërfaqen e yllit tonë...

Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të...

Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si transgjinore në një intervistë të...

I dënuar përjetë, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër “41 biss”, ku mbahet i izoluar...

Berisha nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia. Gjatë fjalës së tij, Berisha...

Lajme të tjera

Web TV