76-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Balla: Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Sipas Ballës, shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!

“Sot Tirana feston 76-vjetorin e Çlirimit!

Sot edhe UÇK feston 26 vjetorin e krijimit të saj.

Në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë.

Prandaj, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët! Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!

Lufta Nacionalçlirimtare shqiptare nuk ishte një konflikt idesh, por një betejë ushtrish të pabarabarta; nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por një luftë e përgjakshme në malet, luginat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku partizanët luftuan, u plagosën, u ringritën, u vranë dhe mbetën të skalitur në historinë, këngët dhe kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

Dhë nëse për këto të vërteta nuk ju bindim ne socialistët shqiptarë, që e kemi për nder të kemi mes nesh pasardhësit e partizanëve, çlirimtarëve dhe veteranëve të kësaj Lufte epike, bëni durim, lexoni e rilexoni çfarë thonë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë.

Lexoni çfarë ka shkruar që në vitin 1943 Uiston Çërçill, Kryeministri i Britanisë se Madhe ne Luftën e Dyte Botërore dhe një antikomunist i denjë e i respektuar dhe jo qesharak si antikomunistët e sotëm shqiptarë:

“Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.
Ndërsa një vit më vonë, kur në malet e Ballkanit po frynte era e çlirimit dhe e lirisë, Çërçill, do të shkruante: “Në malet e thepisura të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë rezistenca e fuqishme kundër Gjermanisë ka mbërritur në kulmin e ashpërsisë”.

Rroftë Lufta Nacionalçlirimtare,” deklaron Balla në fjalën e tij.

Të fundit

Për herë të parë, më pak se katër milionë foshnja lindën në BE në një vit

Në vitin 2022, numri i lindjeve të gjalla në BE arriti nivelin më të ulët që nga viti 1960,...

6 muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt, çfarë ka ndodhur me fëmijët e saj në Suedi

Vrasja e Lirodona Ademajt tronditi Prishtinën, po jo vetëm, natën e 29 nëntorit të vitit të kaluar. Kur kanë kaluar 6 muaj, ende nuk ka...

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi futet në intubim

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është  futur në intubim pasi u dhunua nga tre persona mëngjesin e sotëm (29 maj) në zonën...

AKEP zbulon rënien që pësoi tregu i shërbimeve postare në 2023

Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),...

Shprehu mallin për djalin brenda BBV, Meriton Mjekiqi zbulon ç’ka ndodhur pas daljes

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, shpesh brenda shtëpisë ka folur për djalin e tij, Loarin. Ai rrëfeu se nuk e kishte...

Lajme të tjera

Web TV