Biznesmeni gay bën deklaratën e papritur: Nuk do të më shihni më lakuriq, i kërkoj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të deklaratave të tij si dhe për shkak të veshjes së tij provokuese. Biznesmeni i guximshëm nuk ka nguruar të pranojë hapur orientimin e tij seksual, të dalë i zhveshur në foto apo dhe të puthet me një mashkull live.

 

Por së fundmi Eltoni si duket ka vendosur të jetë më i tërhequr në deklaratat që thotë apo fotot që bënë. I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, Eltoni dha premtimin se nuk do të dalë më i zhveshur nëpër foto dhe se i kërkon falje nënave shqiptare për sjelljet e tij.

Ai theksoi se në sjelljet e bëra deri më tani kanë qenë thjesht aktivizim në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo ajo që ai është në të vërtetë.

“E vetmja gjë në botë është të mos të mërzisja mamatë shqiptare, që në një moment menduan se jam çmendur. Por unë i dua fort dhe do i bëj krenare në botë me këtë fondacion. Kjo është për gratë, që kanë prejardhje të ndryshme, është për të gjithë. Që kjo të merrte jehonën që ka marrë është diçka që duhet të merrte orientimin tim, jehonën time. Unë ia arrita qëllimit me këtë.

Unë Bieta dua t’i them publikut shqiptar që më kanë gjykuar me të drejtë, dua t’i them që kam qenë 100% vetvetja. E kam nisur këtë rrugëtim me sinqeritet të plotë, nuk aktroj dhe të tërheq vëmendje për famë. Unë paguaj për këto lëvizje, nuk ka asnjë qasje tjetër, nuk ka një shkarje të personalitetit tim.

Me këtë fondacion duhet t’i sjell të ardhmes lirisë. Të rinjtë shqiptar ndihen jo të lirë për të ardhmen, të tregojnë orientimin e tyre seksual. Bota po shkon drejt përmirësimit, drejt emancipimit dhe lirisë. Nuk iu zhgënjej më, nuk dal më i zhveshur, ishte aktivizim”, tha Ilirjani./r.g/fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV