“Vjosa, jo diga”/ Pas Leonardo DiCaprio-s dhe Rita Ora në mbështetje të lumit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, një postim i Leonardo DiCaprio-s bëri xhiron e rrjetit, sepse aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kishin shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa, jo diga”.

Postimi i tij u nda në rrjete sociale nga shumë figura publike, përfshirë edhe Rita Orën. Këngëtarja e ripostoi foton, duke treguar se pajtohet me atë që kishte shkruar DiCaprio.

Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria.

Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve. Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, shkruante mes të tjerash aktori dje.

Edhe në tetor të vitit që lamë pas, DiCaprio befasoi ndjekësit e tij me një postim, ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ai doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle...

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Lajme të tjera

Web TV