Aktorja e njohur e telenovelave gjendet e vdekur në plazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e famshme e tenelovelave, Broselianda Hernandez, e cila ka punuar për gati tre dekada në televizion, teatër dhe filma, është gjetur e vdekur në bregun e detit të Miami Beach, ndërsa dyshohet se është mbytur.

Hernandez, 56 vjeç, kishte jetuar në Miami për pesë vitet e fundit pas një karriere si aktore që e filloi në vitin 1980.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor nuk kishte përcaktuar ende shkakun e vdekjes, por policia tha se ata besojnë se Hernandez është mbytur.

Një dëshmitar thirri policinë rreth orës 6:30 të mëngjesit të mërkurën pasi gjeti trupin e një gruaje afër vijës bregdetare në afërsi të Rrugës 79th, tha zëdhënësi i Policisë së Miami Beach Ernesto Rodriguez.

Video nga stacioni Local10 tregoi momentin kur policët arritën në plazh dhe mbuluan trupin e gruas me një pëlhurë të verdhë përpara se ta hiqnin nga vendi i ngjarjes.

Familja e saj tha se ajo kishte dalë për të blerë cigare të martën vonë por kurrë nuk erdhi në shtëpi dhe nuk iu përgjigj në telefon./r.g/fjala.al

Të fundit

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump...

14 Shkurti, Dita e të Dashuruarve, origjina dhe traditat

14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, është një ditë e veçantë ku partnerët shkëmbejnë dhurata dhe shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Lulet, bizhuteritë, çokollatat dhe kartolinat...

Padia ndaj Bardhit, SPAK kërkon shpalljen fajtor për deputetin demokrat

Në procesin që po mbahet në gjykatën e Posaçme për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula,...

Lajme të tjera

Web TV