BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i adresojë pasojat e pandemisë COVID-19.

Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet të bëhet para fundit të këtij viti.

“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së BE-së.

Kontrata u nënshkrua nga ambasadori Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi, në të cilin Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Mbështetja e BE-së vjen pas një pagese për mbështetjen e buxhetit prej 10 milionë eurosh të bërë në muajin korrik, kredisë për ndihmë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor, dhe ndihmës emergjente për sistemin e kujdesit shëndetësor të dhënë më parë këtë vit. Ndërkaq mbështetje më e madhe pritet të vijë në muajt e ardhshëm./rel

Të fundit

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është...

Lajme të tjera

Web TV