Fundi ka qenë më i tmerrshëm”- Anxhela Peristeri rrëfen si e përjetoi COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anxhela Peristeri ka rrëfyer se e kaloi koronavirusin disa kohë më parë gjatë një udhëtimi në Greqi.

Këngëtarja tregoi se para se të nisej drejt shtetit fqinj kishte rezultuar negative në tampon.

Ajo u shpreh se u izolua në një hotel COVID ku iu desh që të karantinohej për 14 ditë.

Kisha bërë test para se të nisesha në Greqi dhe rezultova negative. Ndoshta siç ma shpjeguan virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik me protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strikt, nuk lejohej që të dilje as në korridor,” tha Anxhela Peristeri, e ftuar në “ABC-ja e Pasdites”.

Këngëtarja tregoi se ditët e fundit ishin të tmerrshme dhe filloi të kishte ankth.

Nga dita e 7-8 fillova të kisha ankth, fundi ka qenë më i tmerrshëm, nuk kalonin orët, minutat. Një ditë para se të dilja isha si e çmendur. I thosha vajzës së recepsion që të paktën të bëja një ecje. Çdo gjë kontrollohej me kamera live. Gjithmonë kam pasur frikën tek prindërit dhe vëllai që të mos i kapte, më shumë tek prindërit se janë edhe moshë e thyer,” tregoi ajo./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

Lajme të tjera

Web TV