Guido Ruotolo
Në reportazhin e tij të dytë gazetari i mirënjohur italian Guido Ruotola sjellë për lexuesin shqiptar kujtimet dhe mbresat e tij nga viti i mbrapsht 1997.
Rruga e Adriatikut, solli jo vetëm shqiptarët në Itali. Emigrantët mbërritën nga Lindja e Largët dhe Lindja e Mesme, si kurdët, etj. Shumë, kryesisht u drejtuan për në Gjermani. Para se të ndiqnin rrugët e tjera.Disa qindra zbritën në Kalabrinë mikpritëse në Riace, të kryetarit të bashkisë Mimmo Lucano. Kam një imazh të gdhendur në kujtesën time. Zyrën e Emigracionit në Selinë e Policisë së Leçes. Një mrekulli e vogël: Unë jam napolitanë, por jam në gjendje të komunikoj me një kurd që kishte pak kohë që kishte zbarkuar në Salento dhe që ishte sjellë në stacionin e policisë për identifikim dhe dëbim. Kishte veshur një xhaketë të errët, ngjyrë ulliri, trup vogël i cili ishte i pakënaqur. Arrij ta kuptoj që ai duhej të arrinte në Gjermani, ku donte të bashkohej me miqtë, të afërmit, familjen që kishin ndërtuar jetesën në Gjermani. Arrij t’i shpjegoj atij se sa më shpejt që ai të njoftohet për fletën e dëbimit ai do të ishte i lirë. Sytë e tij u ndriçuan dhe me një buzëqeshje të bukur në fytyrë më falenderoi. Ai thjesht duhej të arrinte kufirin dhe ta kalonte atë. Kisha përshtypjen se ai dinte në mënyrë të përsosur ku të shkonte dhe si ta bënte atë.
Për vite ne kemi qenë dëshmitarë të polemikës politike mbi dëbimet dhe pritjet. Ti njohësh të gjithë e kupton që po gënjejnë. E djathta dhe e majta, të cilët ndërroheshin në qeveri, e dinin mirë se për t’i bërë dëbimet operacionale ishte e nevojshme që identifikimet e emigrantëve të ishin të sigurta. Dhe të ashtuquajturat Qendrat e Identifikimit dhe Dëbimit ishin një simbol për t’i treguar Italisë se ishte serioze. Në realitet, kapaciteti i tyre nuk mund të plotësonte asnjë nevojë mbi kontrollin e emigrantëve të cilët duheshin riatdhesuar në shtëpitë e tyre.
Për njëzet vjet ne kemi mbyllur të dy sytë duke lejuar që shumica dërrmuese e emigrantëve të arrijnë destinacionet e tyre, në Suedi, në Gjermani në Francë, etj. Vetëm një pjesë e vogël u riatdhesua në të vërtetë pas njohjes së konsullatave të tyre përkatëse. Vendet që, pasi kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me ne, në këmbim të ndihmës ekonomike ose kuotave të punëtorëve sezonalë, morën përsëri emigrantët e tyre të paligjshëm. Ky kompromis krejt italian – i cili mund të përmblidhet në një thënie të një ministri të kohës, “ne duhet të lehim por të mos kafshojmë” – lindi nga vetëdija se dimensionet biblike të flukseve migratore të drejtuara në Itali nga fillimi i viteve 2000 rrezikuan të shndërroheshin nga çështja e emigrimit në çështjen e sigurisë kombëtare.
Herët ose vonë dikush duhet t’ua kthejë fjalëve nderin dhe kuptimin.Për popullin shqiptar, si të gjithë emigrantët që zbarkuan në Itali nga fillimi i viteve nëntëdhjetë dhe nga fillimi i viteve 2000, dhe ata që mbërritën nga Libia, kurrë nuk kanë qenë emigrantë të paligjshëm, edhe nëse ne kemi luftuar për të qënë kështu. Sigurisht, kur një pjesë e tyre arritën natën me anije peshkimi apo gomone dhe u lanë në limane ose plazhet e Salento, ata në të vërtetë ishin”të padukshëm”. Pastaj ndodhi që një apo disa shofer taksie të organizuar merrnin të sapoardhurit dhe i dërgonin në stacionet hekurudhore të Salentos apo Brindisit dhe shpesh herë ata kishin mbi shpinë dhe gjurmimin nga policia. Por njerëzit e dëshpëruar të gomoneve, anijeve të peshkimit apo anijeve tregtare, të detit, nuk i kanë fshehur kurrë vuajtjet e tyre. Eshtë ligji human i këtyre njerëzve që vuajtën. Ata sfiduan vdekjen duke kaluar shkretëtirën, duke iu nënshtruar tregtarëve afrikanë të skllevërve. Dhe pastaj ata rrezikuan të mbyteshin në Mesdhe për të arritur në Tokën e Premtuar.
Dhe këto do të ishin të paligjshme?
Rrjedha migratore është si një lumë karstik që në një moment duhet të gjejë, një dalje për të dalë në sipërfaqe. Emigrantët e paligjshëm të vërtetë ishin grupi i indianëve që udhëtuan nëpër zgavrat e kamionëve për të zbarkuar në Brindisi ose Ankona, Trieste, nga anijet motorike që niseshin nga Greqia. Ose të ashtuquajturit ““overseas””, shtetas të huaj me një vizë turistike ose për arsye pune, të cilët e bënin veten të padukshëm kur viza ju skadonte, shëndëroheshin në klandestine. Qytetarë që mbërrinin rregullisht me aeroplan ose, për shembull, me trajnerë pelegrinësh që vizitonin Vatikanin dhe që nuk u kthyen menjëherë në shtëpi, por punuan si punëtorë sezonalë në fshat.
Përgjatë dekadës së parë të shekullit të ri, Italia u shfrytëzua si një vend tranzit, të paktën deri më 3 tetor 2013, për shkak të flukseve që mbërrinin nga Afrika dhe me tragjedinë e anijeve që janë mbytur në Lampedusa, me qindra viktima (nga 300 deri në 500). Në pjesën më të madhe të tyre është praktikuar mashtrimi dhe dëbimi i tyre. Por nuk mund të harrojmë tagjedinë e fundshekullit të kaluar, me “praktikën” e Shqipërisë ende të hapur. Gjithçka ndodhi atë dreq të Premte të Zezë. Ishte 28 Mars 1997. Shqipëria për dy –tre muajt e parë të këtij viti, kishte qenë e zhballacuar politikisht dhe ekonomikisht. Ishte “kriza e piramidave”. Një mashtrim kolosal që kishte zbrazur kursimet e qytetarëve dhe kishte përkulur ekonominë shqiptare nga nxitësit dhe mashtruesit ekonomikë të cilët premtuan fitime stratosferike për investimin e kursimeve të tyre.Kur shpërtheu kriza, ishte kryesisht jugu që shpërtheu sepse aty ishin vendosur në pjesën më të madhe firmat piramidale, kryesisht në Vlorë. Nga ky kaos total lindën komitetet e shpëtimit të mbështetura nga grupe të armatosura luftarake që pushtuan shpejt qytetet e jugut, morën komandën e tyre dhe madje arritën në Tiranë. Jugu i pasur ishte i mbushur me banda kriminale dhe tregtinë e tyre. Ishin vite të papërsëritshme. Vlora u rrit nga çdo proporcion. Hotele, restorante, kantiere detare. Ishte kryeqyteti i trafikimit të qenieve njerëzore.
Nga ana tjetër, Veriu ku kishte lindur presidentin e krahut të djathtë, Sali Berisha, dukej se po i rezistonte shembjes së institucioneve. Zgjidhjet midis bandave kriminale bënë më shumë viktima sesa lufta civile. Por kjo nuk e ndaloi një eksod masiv në Itali të shpërthente përsëri. Edhe bagnaroli i asaj flote të mjerë detare, të forcave të policisë preferoi të ankorohej në Brindisi duke pritur ngjarjet. Aeroportet e mbyllura, portet dhe kufiri pa kontroll. Ishim një grupë gazetarësh italianë që u nisëm nga Brindisi duke udhëtuar me tragetin e linjës për në Korfuz. Udhëtuam me anijen e linjës nga Korfuzi në portin e Sarandës. Kishte gjithashtu kolegë që shkëmbenin faturat për marrjen me qira të skafeve të fuqishme deri në $ 3,000.
Saranda kishte një kalatë betonarme pa pikë kontrolli kufitar dhe pa dogana. Morëm me qira një Mercedes të bukur të zi me eskortë dhe u nisëm për në Vlorë. Shqipëria ishte çmendur. Ata qëllonin sikur të ishin demonikë, me kallashnikov, mortaja, raketa, granata dore dhe kishte gjurmë të tyre në të gjitha orët e ditës dhe natës. Arsenalet e ushtrisë së Enver Hoxhës u plaçkitën. Kallashnikov, granata, topa, raketa etj, gjithçka ishte në dispozicion për të gjithë.
Thuhej se Hoxha kishte ndërtuar mbi tetëqind mijë bunkerë, një për çdo katër banorë, të cilët ishin shpërndarë në të gjithë territorin, plazhe, në brigje, në fshatra dhe të nëndheshëm për të shërbyer gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Vlora ishte kryeqyteti i rezistencës ndaj qeverisë së djathtë të Berishës. Qyteti i notabilato-s së Enver Hoxhës, ku trafikohej dhe pasurohej edhe gjatë trazirave. Një koleg i Messenger dhe unë gjetëm mikpritje në zyrën e një fabrike të vogël në periferi të Vlorës. Sipërmarrësi ishte nga Leçe dhe merrej me tekstile dhe kishte punësuar rreth tridhjetë gra që punonin për të. Në zyrat e tij ai kishte disa divane dhe shumë kallashnikov, karikues dhe bomba ananasi. Mbaj mend kuti të larta frutash të mbushura deri në grykë me plumba dhe bomba dore të futura poshtë një tavoline. Në çati kishte një mitraloz të kalibër-12. Një mbrëmje na rrëmbyen dhe burgosën në një zyrë një grup policësh shqiptarë të cilët u paraqitën në fabrikë me një makinë të blinduar, duke kërkuar në këmbim, transportimin ajror të një kolegu të tyre të plagosur për në Itali. Mësuam nga redaksitë tona romake të cilët na thirrën të alarmuar se na kishin rrëmbyer. Ishte Njësia e Krizave të Farnesinës që shkaktoi alarmin, të informuar, nga ana tjetër, nga Ambasada Italiane në Tiranë për këtë shantazh. Mbaj mend që ajo ishte e vetmja natë që nuk fjetëm sepse ata njoftuan nga Tirana se do të dërgonin përforcime për të na liruar. Gjë që nuk ndodhi.
Përballë një eksodi që mori përmasa biblike, qeveria e Pemës së Ullirit e Romano Prodi-t dha udhëzimin për të rikthyer anijet e mbushura të shqiptarëve që iknin me emigrantë. Një prej tyre ishte dhe anija ndihmëse e flotës ushtarake detare shqiptare e quajtur “Kater i Radës” e rrembyer nga trafikantet e mbingarkuar me më shumë se njëqind e tridhjetë shqiptarë që donin të kalonin Kanalin e Otrantos. Deti ishte i trazuar dhe anija e patrullës korveta Sibilla e komandantit Laudadio iu afrua anijes së “Kater i Rades”, duke e urdhëruar të kthehej. Gjatë nxitimit, midis dallgëve të larta dhe mosqeverisjes së anijeve, ndodhi përplasja dhe fundosja e anijes së “Kater i Rades”. Rreth tridhjetë të mbijetuar, rreth tridhjetë të zhdukur, rreth tetëdhjetë trupa të pajetë u rikuperuan disa kohë më vonë. Të paharruara ato ditë në Vlorë. Çdo mëngjes një procesion i të afërmve të viktimave shkonte në kalatën e portit për t’u lutur dhe për të hedhur lule në det. Për fat të mirë, unë isha i vlerësuar nga Komiteti Revolucionar i Shpëtimit që kishte marrë në dorë frenat e qytetit të Vlorës. Dhe unë shkova në skelë pa asnjë lloj problemi i mbrojtur nga Komiteti, pavarësisht zemërimit kundër italianëve.
Ishte si të jetoja në një karikaturë. Ndërkohë kolona zanore e qytetit të Vlorës ishin të shtëna mitralozi, të shtëna të kallashnikovi, bomba ananasi gjatë gjithë ditës. Rrugët dhe sheshet ishin gjysmë të shkreta. Qyteti i zbrazur. Brenda gjirit, me kalimin e javëve, gomonet kishin kishin rifilluar lundrimin të ngarkonin emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm për t’i dërguar përgjatë bregdetit të Salentos.bPara se të niseshin për në det, gomonet duhej të kalonin ishullin e Sazanit i cili ishte kthyer në një bazë detare për Policinë tonë Financiare. Sa netë në ndjekje të gomoneve. Sazani ishte një ishull i bukur.bMe bimësi Ishte i pandotur, kishte pak objekte prej betoni të përforcuar dhe rrëmbyeshëm. Disa milje më në jug, ishte një bazë tjetër ushtarake e grabitur nga protestuesit.nÇdo vend, qytet në jug Tepelene, Gjirokastra, Saranda, ishin në duart e komiteteve të protestuesve. Kufiri me Greqinë kontrollohej nga ata. Unë kisha punësuar një makinë me shofer dhe shoqërues të armatosur me kallashnikov dhe një duzinë ngarkuesish në dyshemenë e BMW-së së zezë.nNdërkohë, në Brindisi, zemërimi për fundosjen e “Katër i Rades” po shtohej. Më shumë se tetëdhjetë të zhdukur. Prokurori i ri i Brindizit i cili merrej me hetimin, Leonardo Leone De Castris, jo vetëm akuzoi dhe dërgoi në gjyq komandantin e korvetës “Sibilla” por porositi një kompani friuliane për të rimarrë “trupin e krimit”, duke e sjellë anijen nga fundi i detit me njerëzit e saj të dëshpëruar e të mbytur.
Nuk kishte të mirë dhe të këqinj të gjithë ishin xhelatë dhe viktima
Çfarë tronditje,të shikoje rimëkëmbjen e anijes shqiptare “Katri i Radës” që u mbyt pranë Brindizit në prag të Pashkëve 1997, nga një anije ushtarake italiane që ishte urdhëruar nga qeveria të refuzonte emigrantët e paligjshëm në detë. Si në një skenë nga një film katastrofik, nga poret e “Kater i Rades” të rikthyer në sipërfaqe dhe të shfrytëzuara nga një strukturë lundruese, lëvizën në ujë, trupat e gjorë tani të saponifikuar, të panjohur, të viktimave shqiptare Brenda anijes si dhe në kabinën e kapitenit. Ishte viti 1997 dhe mbaj mend që Silvio Berlusconi i prekur nga kjo tragjedi adoptoi një familje shqiptare për ta pritur në Vilën e tij në Arcore.
Episodi i Brindizit ishte një plagë e thellë, e cila do të shërohej vetëm me kalimin e kohës. Edhe për ne italianët.Ishte hera e parë (dhe për fat të mirë hera e fundit) që ne zbatuam një veprim aktiv kthyes në det me njërez ultra dramatik. Qeveritë e qendrës së djathtë të Berluskonit dhe Maronit do të provojnë përsëri në 2009, por në drejtim të Libisë.Ky episod u censurua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Por kjo është një histori tjetër për tu treguar.
Nuk kam ndonjë statistikë në dispozicion por besoj se emigracioni shqiptar ishte emigracioni më mbresëlënës brenda (dhe jashtë) në Evropë.Ndodhte shpesh që forcat e policisë ndalonin një “emigrant ilegal” shqiptar i cili kishte marrë pesë, gjashtë, apo tetë letra dëbimi në rrugë.E kuptuat mirë: jo shqiptari që i jepet letër dëbimi dhe pretendon se asgjë nuk ka ndodhur, por shqiptari që pas një periudhe biznesi pak a shumë të ligjshëm me ne, kthehej në shtëpi për një periudhë të ndryshueshme kohore para se të fillonte të mendonte të zbarkonte përsëri me gomone dhe të zbriste në plazhet e Salentos.
Në atë periudhë kërcitëse të vitit 1997 dhe krizës së piramidave financiare isha në Vlorë, e cila për mendimin tim, ishte kryeqyteti i rezistencës dhe kundërshtimit të regjimit të Sali Berishës. Qyteti socialist, i pasur, me njëmijë pazare të papërshkrueshme, drogë, armë, emigrantë të paligjshëm dhe fatkeqësish. Ne të gjithë kemi pare që Valona, në vitet nëntëdhjetë, të zhvillohej, të rritej jashtë çdo proporcioni, të ishte një shesh ndërtimi shumëvjeçar. Dhjetra hotele dhe restorante të rinj të fryrë me para ishin çmimi për t’u treguar.
Lindën heronj dhe yje negativë, të mire për fletët e reportazheve, për përrallat pritave dhe të të shtënave.Kriminelët e thekur u kthyen në mite nga një luzmë e të dërguarve të veçantë.
Një grua nga Vlora që jeton në Itali, Sadihana Memo, e mban mend atë periudhë: “ishte një makth të jetoje në Vlorë në vitet nëntëdhjetë. Kishte shumë të vrarë, duke përfshirë edhe fëmijë. Ishte një kohë e tmerrshme”.
Më kujtohet kur mbërritëm në Vlorë nga Saranda, në atë Mars 1997. Kuzhina e hotelit tonë në port ishte në të vërtetë e mbyllur.Fotografi nga familia Cristiana që ishte me grupin tone në ato ditë të hershme u kthye në një kuzhinier ekspert dhe ne arritëm në një mënyrë të arrançohemi.
Një tjetër gjë që më rikthehet në mendje janë xhamitë që ishin rritur në të gjitha përmasat në të gjithë Shqipërinë në ato vite, vendet e adhurimit të kërkuara dhe të financuara nga Sali Berisha.
Unë dhe një koleg i Il Messaggero lëvizim në zonën industriale të Vlorës (asgjë tronditëse).Kapanonet dhe ndërtesat të rrënuara të shndërruara në “fabrika të vogla”.
Ndërsa ishim në Vlorë, eksodi në Pulja vazhdoi në mënyrë të pashmangshme. Edhe flota e ashtuquajtur detare shqiptare që kishte ardhur për tu riparuar në portin mikpritës të Brindizit shkarkoheshin nga armë e plumba të grabitura nga depozitat ushtarake që ishin plaçkitur në Shqipëri. Dhe sigurisht, kishte dhe burra nga policia dhe shërbimi i inteligjencës që i kishin shërbyer regjimit të Enver Hoxhës dhe pas tranzicionit të paqëndrueshëm në demokraci të cilët, gjithashtu kërkuan azil politik në Itali.
Unë isha shumë i kënaqur sepse kisha njohur Komitetin Revolucionar të Shpëtimit të Vlorës i cili më dha një leje, dhe nga ana tjetër më rekomandoi tek një socialist, një funksionar i lartë i tokës së shqiponjave, i cili ishte shumë i dobishëm. Më krijoi mundësinë për të udhëtuar në rajonin e Tropojës, në Veri – kur, dy vjet më vonë, NATO vendosi të bombardojë Serbinë për të zgjidhur pavarësinë e Kosovës.
Ishte viti 1999 dhe një luftë etnike po zhvillohej vetëm disa milje larg Pulias, përtej Adriatikut. Nuk kishte të mirë dhe të këqij, të gjithë ishin xhelatë dhe viktima.
Nga Shqipëria ishte e lehtë ta ndiqje si një spektatore që ndiqte ngjarjen “të parën” në rreshtin e parë. Tri kujtime të qarta. Aeroplanët e Aleancës Atlantike që fluturojnë mbi kufirin e Morinit në Kukës u futën në Serbi dhe bombarduan. Gjurmët e bombave u panë si në një film. Por kishte dhe “snajperë” serbë. Dhe një ditë u godit një ndihmës operator i një televizioni të huaj i cili po qëndronte me ne në vijën kufitare në anën e Shqipërisë dhe ne e pamë atë duke rënë në livadh, disa dhjetëra metra larg nesh.
Me dy kolegë, Enrico Fierro dell’Unità dhe Francesco Romanetti del Mattino dhe Skender Nazaj, producenti, shoku, përkthyesi dhe organizatori ynë i çmuar, shkojmë në Burrel, qytet veri lindor të Shqipërisë. Ne po kërkojmë kampet e stërvitjes ushtarake të UÇK-së. Ndërkohë ne kishim zbuluar se në një kazermë shqiptare mbase me trajnerë amerikanë ose të huaj, militantët e UÇK-së po stërviteshin. Një konfirmim i një kontaminimi të rrezikshëm.
Skender na çoi në një djerrinë në periferi të Burrelit ku kishim marrë të dhënat se ndodhej reparti ushtarak ku stërviteshin rekurtët e rinj të “UÇK”. Gjetëm një kazermë. Dëgjojmë zëra në anën tjetër të murit me tela me gjemba. Një kor, një marshim amerikan i dëgjuar në një mijë filma të luftës. Imagjinoni një togë të rekrutëve që trajnohen.Shfaqet një patrullë e armatosur me pushkë dhe Kallashnikov. Ata na drejtojnë armët.
Skënder ndihet i ofenduar dhe i poshtëruar që na vendosi në kushte jo shumë të këndshme. Jemi rrëmbyer dhe në mëshirën e tre të rinjëve të armatosur, të cilët na sekuestrojnë aparatet fotografike dhe sende të tjera që ne gazetarët posedojmë. Ata ishin mjaft të nervozuar dhe mund të na vrasnin pa e marrë vesh askush.Skënder mërzitet, ngre zërin, bën të pamundurën, flet me komandantin e repartit ushtarak.
Skenderi për fat, kishte një dajo të tij kolonel të ushtrisë shqiptare në krye të të gjithë sektorit të tankeve për veriun e Shqipërisë të cilit i kërkoi ndihmë. Pas një kohe të pafund, ata na lëshojnë pas ndërhyerjes së kolonelit për të zgjidhur këtë situate aspak të lehtë.
Gjatë kthimit për në Tiranë, takojmë kolonelin, dajon e Skënderit, në një lokal i cili na ofroi kafe dhe na kërkoi falje për situatën e krijuar me rekurtët e rinj kosovarë. Aeroporti i Tiranës. Ardhja e Apache, helikopterëve vrasës, legjendar, të pathyeshëm, hiper-teknologjik amerikanë. Dhe këtu, si në atë kohë, ishte si fragmente të gjalla të “Apocalipse Now”, skena e sulmit me napalm nga fshati Vietkong. Mbaj mend që një ditë para “paradës” zyrtare, me Pino Scaccia, korrespodent i Tg1, ne shkuam për të kontrolluar lajmet mbi tranzitin e mundshëm të atyre helikopterëve në një zonë të caktuar. Ishte detyra jonë të kërkojmë lajme dhe t’i verifikojmë ato. Dhe Pino ishte mjeshtër dhe i pa përtuar.
Shqipëria si një vend tranzit për emigracionin e paligjshëm shpejt e la të kaluarën pas. Nga ky krah, flukset migratore po shkonin drejt rrugëve të tjera.Toka e Shqiponjave si e tillë, me mijëvjeçarin e ri, po normalizohej. Por lufta kundër Serbisë për pavarësinë e Kosovës ka prekur thellësisht edhe Shqipërinë. “Kushërinjtë” shqiptarë konsideroheshin mjaft të çmuar për kosovarët. Në këto ditë Dhomat e Posaçme të Hagës po gjykojnë zinxhirin komandues të Luftës së Kosovës. Gjë që ka shqetësuar shumë politikën. Shqiptarë dhe kosovarë presin një gjykim të drejtë e të paanshëm për akuzat e ngritura nga kjo gjykate./Përshtatur në shqip nga Skënder R. Nazaj/