“Jemi në rrugën e duhur”, Kushi: Mësuesit, heronjtë e ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se mësuesit, pas mjekëve dhe infermierëve, janë heronjtë e ditës.

Ajo tha se buxheti i 2021 përcakton një fond shtesë për arsimin dhe rritjen e pagave. Mes të tjerash ministrja tha se ky sektor ka pësuar përmirësime.

Dua ta nis këtë prezantim me disa nga raportet ndërkombëtare për vlerësimin e arsimit. Do ndalem tek një raport i Bankës Botërore, që e vlerëson Shqipërinë si një ndër 10 vendet me përmirësim në arsim. Shqipëria në vitet e fundit ka pasur rritje në arsim. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende punë për të bërë. Por jemi në rrugën e duhur.

Është me rëndësi, pasi këto raporte janë jo vetëm inkurajuese, por dhe sfiduese. Në buxhetin e 2021, për sektorin e arsimit ne i përmbahemi objektivave që kemi vendosur. Rritja e pagave është një nga lajmet më të mira që sjell ky buxhet. Mësuesit, pas mjekëve dhe infermierëve, janë heronjtë e ditës. Ata po punojnë me përkushtim”, tha ministrja Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit

Ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar...

50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë...

Rama në Luksemburg/ Zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi...

E vetmja gjë e qartë e lobistit amerikan të Berishës janë lidhjet ruse

Nga Mero Baze Ndërsa të gjithë po lodhen të pyesin Sali Berishën se sa do ta paguajë LaCivitën, këshilltarin kryesor të fushatës së tij, ai...

Premtoi para në këmbim të votës për PD-në e Berishës, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë!

Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, për t’i blerë votën në interes të Partisë Demokratike është vendosur...

Lajme të tjera

Web TV