Çoi vëllanë e mitur në një vend të BE-së që të përfitonte azil, hetohet 24-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Rinasit ka nisur procedimin penal ndaj një 24-vjeçareje, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës schengen, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij...

Kërkon të lerë qelinë, GJKKO jep vendimin për Blerand Kozicit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë...

‘Çmendet’ nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San...

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

Nga Alban Daci Ka një kakofoni mediatike që krizën e PD e kanë impostuar vetëm në një vulë. A thua se vula është problemi apo...

Faktorët që ju çojnë drejt divorcit dhe ju nuk e kuptoni

Është vërtet e vështirë krijimi i një familje. Ju do të përballeni me konflikte, kriza, dyshime dhe kjo është diçka normale. Por ka edhe...

Lajme të tjera

Web TV