Gazmend Oketa është i bindur që PD do fitojë zgjedhjet më 25 prill. Por përse shqiptarët duhet ta votojnë PD? Gjatë emisionit HAARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ai rendi disa arsye.
-Pse shqiptarët duhet të votojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit?
-Unë gjykoj se ka shumë arsye. Kanë kaluar tetë vite dhe besoj se gjithsecili e mban mend atë taksën e sheshtë. Direkt familjet shqiptare në fund të çdo muaji në xhepat e tyre do kenë më shumë para.
-Ku do i gjeni lekët?
-Është shumë e thjeshtë për tu gjetur lekët. Sigurisht është e vështirë për tu bërë. Nëse vendi qeveriset nga një qeveri e përgjegjshme e cila nuk ka prioritet tenderat dhe koncesionet, vjedhjen e buxhetit. Duhet të na besojnë sepse ishim ne që bëmë këtë taksën që po thoja dhe e kemi premtuar dhe do ta bëjmë. Ishim ne që premtuam anëtarësimin në NATO dhe e bëmë. Ishim ne që premtuam liberalizimin e vizave dhe e bëmë.