Meta: Diplomatët kanë ndihmuar në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë sot në emisionin e gazetarit Çim Peka se Rama bashkë me disa diplomatë që i mbanin iso, kanë gisht në minimin e votimeve për anëtarët e GJK, ndaj dhe ky institucion ende nuk është ngritur.

Ndër të tjera, duke folur për dy kushtet që janë të panegociueshme dhe duhet plotësuar patjetër për të marrë një datë për konferencën ndërqeveritare, Meta tha se për Gjykatën Kushtetuese, vetëm Bundestagu dhe Presidenti kanë ndihmuar dhe kontribuuar që ky institucion të ngrihet, duke akuzuar KED, Ramën dhe të tjerë diplomatë (nuk përmendi emra) për pengim të ngritjes së GJK. Sipas Metës kushtet e Bundestagut janë shtuar dhe nuk do të ketë çelje të negociatave.

Meta: Ndoshta jam një nga njohësit më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Unë kam thënë prej vitesh që nuk ka çelje të negociatave. Bundestagu e ka treguar qartë ndër vite. Gjuha e Merkelit është është pak me e butë dhe diplomatike. Bundestagu ka 3 vjet që e ka kush hetimin zgjedhor, dosjet 339 dhe 184. Këto kushte kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur vetë t’i plotësojmë. Qeveria vetë nuk ka dashur.

Nazarko: Është e vërtetë që Meta e ka luajtur rolin ekuilibrues. Ky nuk është një proces që ne duhet ta plotësojmë vetëm për Europën, por dhe për të modernizuar vetë Shqipërinë. Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, a është i bidur Meta që ka bërë gjithçka për të ngritur këto dy institucione? Kur në retorikë është agresiv dhe mundësitë për kompromis mes institucioneve është më e vështirë.

Lexo edhe :  Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Meta: Unë bëra çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Presidenti ishte ai që kërkoi menjëherë vetëm dy institucione në maj në krizën e çmendur të parazgjedhjeve lokale, vetëm dy institucione bënë përpjekje maksimale që mos të shkonim në palozgjedhje, Bundestagu dhe Presidenti, që mori iniciativë, krijoi tryeza, dhe kryeministri nuk iu përgjigj se kishte bërë plan me kohë që si do t’i merrte zgjedhjet. Ashtu siç bënë dhe shumë diplomatë këtu që i bënin iso Ramës dhe krijuan iluzionin sikur do çeleshin negociatat.

Nazarko, nëse do ishin ndjekur parimet e sinqerta të Presidentit nga aktorët e tjerë, Shqipëria nuk dio të ishte qendruar 1 minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe jo vetëm si president, por dhe kur isha kryetar Kuvendi. KED ka sabotuar ngritjen e GJK.

Peka: Janë minuar votimet dhe ndërkombëtarët kanë ndihmuar në mosngritjen e GJK?

Meta: Po kjo është e qartë tani, si mund ta bënte vetëm Rama këtë gjë.

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV