Tre motra tronditën Rusinë, vranë babain që i rrihte dhe i përdhunonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motrat Khachaturyan të cilat më shumë se dy vite më parë vranë babanë e tyre pasi prej vitesh keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin nga ai, të mërkurën do të dalin para gjyqit nën akuzën “Vrasje me paramendim”.

Çështja e motrave Khachaturyan nga Rusia, ka ngjallur debate dhe reagime të shtumta, duke e ndarë opinionin publik në dy pjesë. Gjyqi i cili do të mbahet të mërkurën do të zhvillohet para një jurie popullore, pasi fenomene të tilla me në fokus dhunën në familje ngjallin interes të madh në shoqëri.

57-vjeçari Mikhail, u gjet i vrarë dy vite më parë, pranë shtëpisë së tij, i goditur nga vajzat e tij me dhjetra herë me thikë dhe çekiç.

Mikhail kishteë patur edhe më herët një të shkuar të errët përsa i përket dhunës në familje, pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë të vazhdueshme.

57-vjeçari i cili kishte dëbuar nga shtëpia, bashkëshorten dhe djalin e tij, vazhdoi të jetonte me tre vajzat e tjera të familjes, Angelina, Krestina dhe Maria të cilat ishin 19, 18 dhe 17, me të cilat kishte treguar dhunë makabre.

Vajzat u akuzuan fillimisht për “Vrasje me paramendim”, por pas disa hetimesh nga prokuroria u vendos që akuza ndaj tyre të riformulohej sërish, pasi vajzat kishin vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Mikaili cilësohej si një besimtar, pasi shtëpia e tij ishte e mbushur me imazhe fetare, ndërkohë kishte qënë edhe pjesë e një pelegrinazhi në Jeruzalem.

Besimi nuk e ndaloi 57-vjeçarin i cili dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzat e tij, të cilat vendosën ta vrisnin pasi së fundmi i ati i kishte mbyllur në një dhomë dhe i kishte spërkatur me gaz djegës.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për 5 viktima

Në 27 korrik, 2 vitë më parë, vajzat vendosën të vrisnin babin e tyre ndërkohë që dremiste në kolltuk, duke e goditur me thikë dhe çekiç dhjetra herë.

Të mërkurën do të zhillohet edhe seanca gjyqësore nën akzën “Vrasje me paramendim” ku parashikohet një dënim nga 8-20 vite burg./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Njeriu që zgjodhi lirinë

1.Dyzet vjet më vonë Bujar Bukoshit i përsëriteshin në formë rituale dy pamje që përbënin pothuajse një të vetme....

Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin fëmija 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin. Sipas informacioneve, trupi i të miturit u...

Përse (nuk) duhet të ikë Berisha ?

Nga ARTUR  AJAZI Nuk ë kuptoj, pse të gjithë pas humbjes së 11 Majit, ijanë sulur Sali Berishës. Thonë “duhet të ikë Berisha, pse nuk...

Europa i hap dritën jeshile bishës së qiellit, gati avioni i gjeneratës së gjashtë

Në një kohë me tensione të larta gjeopolitike – lufta në Ukrainë, konflikti i vazhdueshëm në Gaza dhe përplasjet tregtare me SHBA – Bashkimi...

Fëmijët telefonuan prindërit për t’u thënë lamtumirë, detaje nga sulmi në Austri

Dita e parë e shkollës pas një fundjave të gjatë në një shkollë në Grac të Austrisë u shënua nga të shtënat masive më...

Lajme të tjera

Web TV