Policia e shtetit ka njoftuar se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve, për tre dënuar për vrasje me paramendim, një për vjedhje dhe një tjetër për kultivim të lëndëve narkotike.
Burime për abcnews.al bëjne me dije se formulari është dërguar:
Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Arben Muça, ., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Egli Duka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i plotë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A.N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
N.J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
I.P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
A.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
E.D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.